18:53 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

ASHAK organizon konferencën ndërkombëtare “Sistemi i Arsimit, Tregut i Punës dhe Zhvillimi Ekonomik”

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka njoftuar se do të  organizon konferencën ndërkombëtare dy ditore me titull: “Sistemi i Arsimit, Tregu i Punës dhe Zhvillimi Ekonomik”.

Në këtë konferencë janë trajtuar tema nga fusha e ndërlidhjes së sektorit të arsimit dhe tregut të punës.

Akademik Prof. dr.  Justina Shiroka-Pula në emër të Këshillit Organizativ të Konferencës deklaroi se relacioni midis edukimit, punësimit dhe aftësisë absorbuese të sektorit privat tregon se, megjithatë, sistemi i edukimit jo vetëm se duhet të prodhojë dituri të mjaftueshme për tregun e punës po krahas tyre duhet të krijojë diture dhe shkathtësi ndërmarrëse.

Në këtë konferencë po marrin pjesë shumë shkencëtare, studiues, akademike dhe rektore e udhëheqës të institucioneve arsimore nga Britania e Madhe, Austria, Kroacia, Bosnja, Maqedonia dhe Shqipëria. Konferenca vijon punime edhe nesër./Indeksonline/