10:33 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Ashtu siç e don tradita, deputetja Ganimete Musliu ngriti flamurin në Krujë!

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë nisi nga Kruja e Nëntorit të parë të 1443.

Mbrëm në vigjilje të Festës së Flamurit u bën bashkë në Krujën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, deputetja nga parlamenti i Kosovës Ganimete Musliu, ish-kryeministri, Pandeli Majko, deputetët; Jurgis Çyrbja, Denis Deliu, Merita Bakiu dhe ministre znj. Milva Ekonomi, ambasdori i Mbreterise se Bashkuar ne Shqipëri dhe përfaqësues lokal.

Me rastin e pritjes së festës u organizua nje aktivitet kulturore ku te pranishëm mbajtën edhe fjalën e rastit.

Programi vazhdojë në orën 24:00 , ku në hyrje të datës së madhe të 28 Nëntorit , në Kalanë e Krujës u ndez e FLAKA E LIRISE në Kalane e Krujës dhe deputetja Ganimete Musliu  ngriti Flamurin Kombëtar prane muzeut historik.

Ndersa sot në mengjes deputetja drenicës Ganimete Musliu bëri homazhe në varrin e Heroinës  Shote Galica, e cila prehet në varrezat e Dëshmorëve të Krujës.

Më poshtë, disa pamje: