22:30 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Asim Gashi paralajmëron albumin e tretë me 10 këngë

Këngëtari i njohur kosovar Asim Gashi ka paralajmëruar albumin e tij të tretë.

Asimi përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar albumin e tij të tretë me titull “Unplugged3”, shkruan Indeksonline.

Ai është një ndër këngëtarët më të suksesshëm, pasi që këngët e tij janë pritur mjaft mirë.

Albumi i ri do të mbajë 10 këngë.

Ndërsa ka thënë se për detaje tjera do të njoftojë në ditët në vazhdim./Indeksonline/