75 Mall Live Search
19:34 / E Premte, 22 Maj 2026 / Gj Sh

Asistenti i Hansi Flick largohet nga Barcelona

Thiago Alcantara ka vendosur të largohet nga stafi teknik i Barcelonës.

35-vjeçari në fillim të sezonit u bashkua me stafin e trajnerit Hansi Flick, por vetëm pas disa muajve vendosi të largohet, shkruan IndeksOnline.

Tekniku gjerman gjatë konferencës për media tha se Thiago e ka ndihmuar shumë në punën si trajner.

“Pata një bisedë me të që nuk ishte e lehtë. Ne ndryshuam filozofinë, por mënyra e të menduarit dhe qëndrimi i tij ishin të pabesueshme. Do të më mungojë. Ai më ka ndihmuar shumë këto dy vite. Të kesh njerëz si ai është shumë mirë.”, deklaroi Hansi Flick.

Thiago gjatë ditës së sotme është parë duke iu treguar futbollistëve të Barcelonës për vendimin të cilin e ka marrë./IndeksOnline/