20:40 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Asistimi fenomenal i talentit kosovar në Bundesligë

Wolfsburgu mposhti Frankfurtin me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Bundesligës gjermane.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajtën edhe futbollistët shqiptar, Admir Mehmeti dhe Elvis Rexhbecaj, shkruan Indeksonline.

Mehmedi shënoi golin e parë në minutën e 31-të për mysafirët, ndërsa talenti kosovar asistoi në minutën e 68-të te goli i Ginczek.

Kujtojmë se Rexhbecaj pritet t’i bashkohet Kosovës pasi deri më tani nuk ka luajtur me asnjë kombëtare. /IndeksOnline/