15:05 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

ASK: Gjatë vitit 2018 u trajtuan 429 534 tonë mbeturina

​Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon rezultatet e anketës së mbeturinave të trajtuara për vitin 2018, ku thuhet se sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 3 193 tonë, sasia e mbeturinave të mbeturinave spitalore ishte 460 tonë. Kurse, sasia e përgjithshme e mbeturinave të trajtuara për vitin 2018 ishte 429 534 tonë.

Sipas ASK-së, qëllimi kryesor për realizimin e AMT 2018 ka qenë grumbullimi i të dhënave statistikore nga bizneset, që merren me trajtimin e mbeturinave deponitë rajonale, objektet e trajtimit të mbetjeve spitalore, sterilizimi dhe objektet e trajtimit të mbeturinave industriale, që të sigurojë të dhëna statistikore të qëndrueshme, si dhe krijimin e serisë kohore.

“Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori. Rezultatet nga AMT-së tregojnë se në vitin 2018: sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 3 193 tonë/vit; sasia e mbeturinave të sterilizuara mbeturina spitalore ishte 460 tonë/vit. Kurse, sasia e përgjithshme e mbeturinave të trajtuara për vitin 2018 ishte 429 534 tonë/vit. Sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje, për vitin 2018, ishte si vijon: metalet 51%; mbeturinat nga plastika 28%; mbeturinat spitalore 12%; mbeturinat e djegura 6%; dhe mbeturinat e letrës dhe kartonit 3%”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

ASK thotë se sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare dhe josanitare, në vitin 2018, ishte 425 667 tonë/vit. Krahasuar me të dhënat e vitit 2017, në vitin 2018 ishte një rritje e lehtë prej 2%.