09:41 / E Martë, 23 Maj 2023 / mp

ASK: Në muajin prill eksporti e mbulon importin me vetëm 15 %

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (0.2%) në muajin prill 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 380,9 milionë euro krahasuar me deficitin 381,7 milionë euro në vitin 2022.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti e mbulon importin me vetëm 15.0%. Eksporti i mallrave në muajin prill 2023 kishte vlerën 67,2 milionë euro, ndërsa importi 448,2 milionë euro, është një rënie prej 16.9%  për eksport si dhe 3.1% për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: 24.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 18.7% artikuj të ndryshëm të prodhuar me 13.8% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 8.6% ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani 7.0% produktet minerale, 4.8% tekstil dhe artikuj tekstili, etj.

 Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (14.2) produktet minerale, (12.2%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (11.2%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.8%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.8%) mjetet e transportit, (7.6%) produkte të industrisë kimike, (6.7%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 19.5 milionë euro, ose rreth 29.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-23.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10.3%), Italia (3.9%), Holanda (3.2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 199.5 milionë euro, ose 44.5% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.6%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (14.0%), Greqia (6.0%), Italia (5.5%), etj.

Në muajin prill 2023, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 27.0 milionë euro, ose 40.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-14.6%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16.0%), Shqipëria (12.4%), Serbia (6.7%), dhe Mali i Zi (3.6%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin prill 2023, arritën në 78.3 milionë euro, ose 17.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.1%), Shqipëria (5.6%), Maqedonia e Veriut (4.6%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 20.7 milionë euro, ose 30.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (14.6%), dhe Zvicra (9.2%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 170.6 milion Euro, ose 38.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.0%) dhe Kina (9.4%)./IndeksOnline/