19:01 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

ASK-ja tregon për numrin e ndërmarrjeve të regjistruara, në Kosovë

Në tremujorin e tretë 2019 gjithsej janë regjistruar 2.379 ndërmarrje ose 10.4% më pak në krahasim me tremujorin paraprak 2019, teksa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2018) ka një rritje për 6.29% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, dhe motoçikletave me 572 ndërmarrje të regjistruara, ose 24.04%; prodhimi me 294 ndërmarrje të regjistruar (12.35%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 275 ndërmarrje të regjistruara (11.55%),  etj.

Sa i përket ndërmarrjeve me numrin e të punësuarve, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2.287 ndërmarrje të regjistruara (96.1 %); me 5 deri 9 të punësuar janë 51 ndërmarrje (2.1%); 10 deri në 19 të punësuar janë 26 ndërmarrje (1.1%); me 20 deri 249 të punësuar janë 14 ndërmarrje të regjistruara (0.6%); dhe në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është një ndërmarrje e regjistruar gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 740 ndërmarrje të regjistruara (29.3%); Ferizaj me 177 (7.4%); Prizreni 175 (7.4%); Gjilani me 156 ndërmarrje të regjistruara dhe Peja me 127 ndërmarrje të regjistruara (5.3%), secila prej tyre; dhe Mitrovica me 122 ndërmarrje të regjistruara (5.1%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.