11:30 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Askush mbi ligjin, as Vetëvendosje/ Dënohet me 2 mijë euro për mosrespektim të masave anti-Covid

Menjëherë pas njoftimit se PDK-ja është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të mosrespektimit të masave antiCovid, edhe partia e Albin Kurtit është gjobitur me po atë shumë, shkruan IndeksOnline.

Siç ka njoftuar drejtori i Inspektoratit komunal Adonis Tahiri, për shkak të mosrespektimit të masave antiCovid Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro.

“Askush mbi ligjin. As VV!

Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!”, ka shkruar Tahiri.