15:45 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Askush nuk e priste, kjo është skuadra e ardhshme e James Rodriguez

Mund të jetë në Premier League e ardhmja e James Rodriguez, pikërisht te skuadra ku ka një koloni portugeze dhe menaxheri që punon ngushtë me ta është Jorge Mendes, pikërisht agjenti i yllit kolumbian.

James i cili është nxjerrë në shitje nga Reali i Madridit sipas Daily Mail me shumë gjasa do të kalojë te Wolverhampton që drejtohet nga Nuno Espirito Santo.

Reali ka ulur çmimin e futbollistit në merkato dhe kartoni i kolumbianit mund t’u kushtojë arkave të “ujqërve” rreth 25 milionë euro.

Për James Rodriguez interesohet edhe Atletico e Madridit, por Los Colchoneros nuk e konsiderojnë të domosdoshme blerjen e tij dhe shanset më të mëdha janë që të transferohet te Wolves.