10:02 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / AR

‘‘ASKUSH NUK LUFTON VETËM’’-KASTRATI Group

KASTRATI Group ka nisur fushatën në përkrahje të gjitha grave duke marrë pjesë në aktivitetin qendror të organizimeve përgjatë muajit tetor për solidarizim me gratë që janë duke u trajtuar apo kanë kaluar kancerin e gjirit, maratonën ‘’Race For The Cure’’ që u mbajt më 1 tetor në kryeqytet.

Pjesëmarrja në këtë maratonë ishte shumë e madhe dhe ekipa e KASTRATI Group tha se u ndje jashtëzakonisht mirë që dha një kontribut sado të vogël drejt kësaj kauze të madhe.

Përveç kësaj, KASTRATI Group bëri edhe shpërndarjen e Voucherve përgjatë maratonës për shumë pjesëmarrëse vajza dhe gra, si shenjë mirënjohje dhe respekti.

KASTRATI Group është shprehur së përgjatë këtij muaji do të zhvillojnë edhe aktivitete tjera në sektorë të ndryshëm të kompanisë për të dëshmuar solidarizimin me të gjitha vajzat dhe gratë dhe për të ngritur ndërgjegjësimin drejt kësaj kauze të rëndësishme.

Shih disa nga momentet e shpërndarjes së voucherave: