08:32 / E Diele, 18 Korrik 2021 / OSH

Askush s’do e bart numrin 4 të Real Madridi, lojtarët duan ta respektojnë Ramosin

Në këtë sezon, asnjë futbollist nuk do ta bartë numrin 4 tek Real Madridi.

Mediumi spanjoll “Marca” raporton që asnjë lojtarë nuk ka shprehur dëshirën që të marr numrin 4 pas largimit të Sergio Ramos, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi që futbollistët duan ta respektojnë ish-kapitenin e tyre.

E njëjta gjë ndodhi edhe tek Spanja, ku numrin 15 nuk e mori askush për shkak të respektit për Ramosin./Indeksonline/