75 Mall Live Search
16:19 / E Shtunë, 11 Korrik 2026 / L A

Asllani ndal bisedimet me Dortmundin, Barcelona rikthen interesimin për të

Fisnik Asllani mund të mos transferohet te Borussia Dortmundi.

Ndonëse flitej për një arritje të marrëveshjes mes dy palëve, Asllani mund të bëjë megjithatë lëvizjen e tij drejt Barcelonës, me katalanasit që kanë rikthyer interesimin për kosovarin.

Sipas “Sport”, shitja e Ferran Torresit mund të bëjë kampionët e Spanjës të lëvizin për të, me Decon që shihet si një adhurues i madh i 11-shit të Hoffenheimit.

Asllani, pati një sezon të suksesshëm me Hoffenheimin ku arriti të bënte 33 paraqitje dhe shënoi 10 gola dhe 9 asistime, duke i kualifikuar në Europa League./IndeksOnline/