Vojvoda drejt largimit nga Como por jo nga Italia, klubi i njohur synon transferimin e tij
Ylli kosovar, Mërgim Vojvoda mund të largohet nga Como.
Mundësitë e pakta si dhe mosha që ka, e bën të pamundur qëndrimin e kosovarit aty.
Sipas Gianluca Di Marzios, është Udinese ajo që ka shprehur interesim për Vojvodën duke e bërë transferimin e tij si një prioritet për të forcuar mbrojtjen.
Ndonëse Como refuzoi ofertën e parë prej 1 milionë eurove për të, Udinese po vazhdon që ta ndjekë atë me synimin për ta përmbyllur marrëveshjen.
Vojvoda, luajti një rol të madh në kualifikimin e Comos në Ligën e Kampionëve, ku arriti të bënte 34 paraqitje dhe shënoi 2 gola, mes tyre një ndaj Juventusit./IndeksOnline/

