11:53 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Asnjë gol në vitin 2019, çka po ndodh me Shaqirin?

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka pasur ndikim të madh në skuadrën e Liverpoolit gjatë fillimit të edicionit.

Por kohëve të fundit gjërat kanë ndryshuar. 27 vjeçari ka luajtur vetëm 2 ndeshje startues dhe nuk ka shënuar asnjë gol gjatë vitit 2019.

Shaqiri nuk luajti ndaj ish skuadrës së tij, Bayern të mërkuren në fitoren 3-1 në Gjermani. Golin e fundit e ka shënuar më 26 dhjetor.

Kujtojmë që në 4 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, trajneri Jurgen Klopp nuk e ka inkuadruar fare mesfushorin shqiptar që përfaqëson Zvicrën.

Nga ora 15:15 Liverpooli do të jetë mysafir i Fulhamit. /Indeksonline/