15:02 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020

Asnjë i vdekur dhe 124 raste të reja me Covid19, brenda ditës në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë regjistruar 124 raste të reja me Covid19, gjatë 24 orëve.

Zemaj po ashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Njoftimi i Ministrit Zemaj:

Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.

Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.

Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.

Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.