00:18 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Asnjë kompani e interesuar për tenderin e Doganës së Kosovës, për asgjësimin e kafshëve dhe shpezëve

Dogana e Kosovës ka njoftuar se është anuluar aktiviteti i prokurimit për tenderin e radhës.

Për tenderin e dhënë nga autoriteti kontraktues “Shërbimet e asgjësimit të kafshëve, kafshëve të imta dhe shpezëve”, duket se nuk ka pasur interesim nga ana e operatorëve ekonomik, shkruan Indeksonline.

Përmes këtij tenderi është paraparë që në gjithë territorin e Republikës së Kosovës të konfiskohen kafshët dhe shpëzët duke përfshirë edhe hapësirën ku e përcakton operatori ekonomik për groposje.

Aktiviteti në fjalë është anuluar pasi që asnjë tender nuk është paraqitur brenda afatit kohor të specifikuar. /Indeksonline/