23:16 / E Hënë, 13 Mars 2023 / C E

Asnjë minut për të këtë vit, Hazard nuk flet me Ancelottin

Eden Hazard nuk po kalon momente të mira te Real Madridi.

Koha e belgut në Madrid është dominuar nga dëmtimet dhe forma e dobët dhe tashmë ka mbetur në hije, shkruan Indeksonline.

Hazard e ka pranuar hapur zhgënjimin e tij në mungesë të një roli të ekipit të parë me Los Blancos, pasi Carlo Ancelotti e ka larguar atë nga detyra e ekipit të parë.

32-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme në La Liga apo Ligën e Kampioneve që nga rikthimi i tij nga Kupa e Botës, pavarësisht se është në formë.

Hazard ka folur edhe për marrëdhëniet e tij em Carlo Ancelottin të cilat nuk janë aspak të mira.

Ka respekt mes nesh. Por nuk do të them që po flasim me njëri-tjetrin, sepse nuk po flasim me njëri-tjetrin. Por gjithmonë do të ketë respekt. Edhe nëse nesër, ai nuk më pranon të luaj më…. Duhet të kem respekt për një njeri si Carlo Ancelotti. Në krahasim me atë që përfaqëson për futbollin, atë që ka bërë në karrierën e tij. Nuk ka asnjë problem“, tha Hazard në një intervistë për RTBF.

Hazard ka qenë larg pritshmërive të Real Madridit kur e bleu nga Chelsea për rreth 100 milionë euro në vitin 2019. /IndeksOnline/