11:26 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Asnjë minut zyrtar për Bernanrd Berishën

Bernard Berisha ishte në stol edhe në ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

Futbollisti i skuadrës ruse, Akhmat Grozny nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje zyrtare prej se ka ardhur në drejtim të Kosovës Bernard Challandes.

Ndeshja e fundit zyrtare e tij ka qenë ajo me Islandën në kuadër të kualifikimeve për  Kupën e Botës, shkruan indeksonline.

Nën drejtimin e Challandes, Berisha ka luajtur 55 minuta kundër Madagaskarit dhe 22 minuta kundër Shqipërisë.

Megjithatë ai është ftuar në të gjitha ndeshjet dhe ka qëndruar në stol. /IndeksOnline/