10:54 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nuk luajti asnjë minutë, Berisha: “Gjithmonë i gatshëm për Kosovën”

Bernard Berisha ka treguar se sa profesionist i madh është, e po ashtu se sa të madhe e ka dashurinë për vendin e tij.

Anësori këmbëshpejtë nga Peja, ishte i grumbulluar te Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet e tetorit, por nuk regjistroi asnjë minutë.

Pavarësisht kësaj, ai tregohet një profesionist i madh duke treguar se është i gatshëm gjithmonë për ekipin e Kosovës.

“Gjithmonë i gatshëm për ekipin kombëtar të Kosovës”, ka shkruar Berisha në Instagram.

Bernard Berisha ka qenë ndër futbollistët e parë që i është bashkuar Kosova pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Përndryshe, për dallim nga Berisha, kapiteni i Kosovës U-21, Ardian Ismajli, ka refuzuar ftesën e Challandesit për ndeshjen me Ishujt Faroe.