18:23 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Asnjë politikan në ndeshjen Kosovë-Slloveni, vetëm Osmani e Dumoshi janë aty

Zona “Very Vip” e Fadil Vokrrit ka qenë e stërmbushur sa herë që Kombëtarja A ka zhvilluar ndeshje ndërkombëtare.

Pjesa më e madhe e atyre ulëseve ka qenë e nxënë nga politikanët e Kosovës duke përjashtuar disa vende për familjen e Fadil Vokrrit dhe ambasador të ndryshëm.

Ndeshja kualifikuese për femra në mes të Kosovës dhe Sllovenisë është duke u ndjekur nga një numër i vogël i tifozëve e shumë më pak i politikanëve.

Në zonën “Very Vip” janë parë vetëm kryeparlamentarja Vjoda Osmani dhe ministrja e Sportit Vlora Dumoshi. /IndeksOnline/