Malisheva bën një goditje, sjell sulmuesin nga Azerbajxhani
Nënkampioni i Kosovës, Malisheva ka bërë një përforcim para ndeshjeve në kualifikueset e Conference League.
Bëhet fjalë për sulmuesin azerbajxhanas, Vüsal Isgandarli i cili vjen nga Partizani i Tiranës.
“Isgandarli sjell me vete një përvojë të pasur, pasi ka luajtur për klube si KF Egnatia, Boluspor dhe së fundmi Partizani. Në sezonin 2023/24 ai u shpall kampion i Shqipërisë me KF Egnatia, ndërsa gjithashtu përfaqëson edhe Kombëtaren e Azerbajxhanit”, shkruhet në njoftimin e Malishevës.
Isgandarli, bëri 35 paraqitje sezonin e kaluar me Partizanin duke shënuar 6 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/

