16:00 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Asnjë punëtor në zyre – Komuna e Istogut e zbrazur

Pushimi që nga punonjësit administrativ ishte lidhur nga të shtunën deri të martën për shkak të 1 majit, duket se në komunën e Istogut është duke zgjatur ende, raporton Insajderi.

Në një video që një lexues i ka dërguar Insajderit, aty shihet objekti i zbrazët i komunës së Istogut që  udhëhiqet nga nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova. Në video lexuesi gjiron një pjesë të madhe të komunës, por aty nuk gjendet askush.

Në një pjesë të komunës që është e paraparë të merret me palët, shihen edhe tre filxhan të kafeve. Pjesa tjetër e objektit është e zbrazur dhe nuk shihet askush.

E gjithë kjo ngjarje sipas lexuesit ka ndodhur sot në orë 13:30 ku komuna e Istogut duket se ka pasur angazhime tjera.

Për këtë çështje Insajderi ka kontaktuar kryetarin e komunës së Istogut, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Insajderit. Nuk dihet arsyeja përse nuk gjendet askush në komunën e Istogut.

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=asnje-punetor-ne-zyre-komuna-e-istogut-e-zbrazur