13:38 / E Diele, 02 Shtator 2018

Asnjë si Irina, shkëlqen në Venice Festival

Jo vetëm  e dashura aktuale e Cristiano Ronaldos ishte në Festivalin Venice në Itali.

Në tepiun e kuq gjatë defilimit shkëlqeu edhe Irina Shayk, përkrah Donatella Versace, shkruan Indeksonline.

Irina dukej e magjishme me një fustan vezullues ngjyrë ari, ndërsa me make-up të lehtë dhe flokë të lëshuar ajo dukej më tërheqëse se kurrë.

Kujtojmë se Irina Shayk është modele e njohur dhe fytyrë e shumë brendeve botërore, ndërsa ishte në lidhje disa vjeçare me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo.

Pjesë e këtij festivali ishte edhe Georgina Rodrigues, tani e fejuara e Ronaldos dhe nënë e vajzës Alana Martina./Indeksonline/.