15:30 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Asnjë student nuk rrëzohet nga provimi për shkak të pandemisë, shumica nota të larta

Profesori nuk e rrëzon asnjë student nga provimi dhe shumicës prej tyre iu vendos nota maksimale.

Pasi që pandemia e COVID-19 detyroi që të gjitha shtetet e botës t’i mbyllin shkollat, për shumicën e vendeve filloi mësimi online.

Nga ky rast disa student me sa duket kanë përfituar. Profesori i tyre u është drejtuar studentëve duke u thënë që askush nuk do të dështoj në lëndën e tij.

Në një postim në Twitter një student ka publikuar mesazhin e profesorit ku ai ka thënë që secili nga studentët do të kaloj lëndën dhe askush nuk do të marr notën më të ulët se C.

Image

Ky ishte mesazhi që njëri nga studentët e mori nga profesori:

1.Pavarësisht nëse paraqisni ndonjë gjë apo jo, askush nuk do të dështojë në orët e mia. Unë nuk do të ju penalizoj që keni vështirësi të kaloni me mësimin në internet, të keni vështirësi në jetë, të keni çështje teknologjike, etj.

Unë mbaj anën e studentëve të mi, gjithmonë. Shpeshherë bie në telashe për këtë, por kështu jam.

2.Do t’i dorëzoj të gjitha notat nesër (e Premte) në mëngjes. Jam duke u përpjekur të azhurnojë gjithçka në Canvas sot.

Por këtu është gjëja … askush nuk do të marr asgjë më të ulët se C, dhe shumica e studentëve do të fitojnë As dhe Bs.