17:16 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Asnjë vend në botë nuk ka strategji daljeje nga gjendja me koronavirus

Shumë vende evropiane po marrin masa gjithnjë e më shtrënguese, por BBC vlerëson se nuk do të jetë në gjendje ta mbajë atë në planin afatgjatë.

Dëmi social dhe ekonomik do të jetë katastrofal, vlerëson BBC, duke shtuar se ajo që është e nevojshme edhe nga shtetet e prekura nga kjo gjendje, është e ashtuquajtura “Strategjia e daljes” – mënyra sesi do të heqë kufizimet për t’’u kthyer drejt normalitetit.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që koronavirusi do të zhduket, nëse hiqen kufizimet që çojnë në kthimin e virusit, pasi serish do të shkaktonte një rritje të pakthyeshme të numrit të personave të infektuar.

Atëherë, çfarë të bëjmë?

“Ne kemi një problem të madh se cila do të ishte strategjia e daljes dhe si do të dilnim nga kjo. Nuk është vetëm Britania e Madhe. Asnjë vend nuk ka një strategji daljeje”, thotë profesori i Universitetit të Edinburgh për Epidemiologjinë e Sëmundjeve Infektive, Mark Woolhaus.

Ka tre mënyra për të zgjidhur fatkeqësinë e tanishme shëndetësore: vaksinimin, njerëz të mjaftueshëm për të zhvilluar imunitetin ose një ndryshim të përhershëm në sjelljen e shoqërisë, shkruan BBC.

Nëse vaksinoheshin, të paktën 60 për qind e popullsisë së secilit vend, ajo do të krijonte, sipas Shërbimit Publik Britanik, imunitetin kolektiv dhe do të parandalonte që virusi të shkaktojë epidemi të reja.

Një vaksinë kundër koronavirusit është paralajmëruar nga CureVac për në vjeshtë.

“Është një periudhë e gjatë e pritjes kur po përballemi me kufizime shoqërore të pashembullta në kohë paqeje. Të presësh vaksinën nuk duhet të etiketohet “strategji”, pasi që nuk është një strategji,” vlerëson profesori Woolhaus, transmeton KosovaPress.

Strategjia afatshkurtër e shumë vendeve, pas çështjes italiane që po dëshmohet dita-ditës, ësh të të sigurohet të ketë sa më pak raste me koronavirus për të shmangur mbingarkimin e spitaleve me pacientë, në të kundërtën askush nuk do të mund të sigurojë një kujdes cilësor shëndetësor.

Epidemiologët botërorë janë të shqetësuar sa do të zgjasë imuniteti kolektiv, nëse ka.

Deri më tani, disa lloje të koronavirusit që kanë shkaktuar simptoma të zakonshme të ftohjes nuk kanë prodhuar saktësisht një reagim të fortë imunitar, kështu që njerëzit kanë qenë në gjendje ta kontraktojnë atë shumë herë në jetën e tyre, raporton BBC.

Vaksina mbetet shpresa se do të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur.