15:44 / E Martë, 31 Janar 2023 / LB

Asociacioni/ Përfaqësoi LDK-në në takimin e ambasadës amerikane, reagon Lutfi Haziri

Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Hazhiri është deklaruar pas takimit të sotëm në ambasadën amerikane për çështjen e Asociacionit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në lidhje me Asociacionin, LDK vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë.

Postimi i plotë i Hazirit:

Me ftesë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, shkëlqesisë së tij Jeffrey Hovenier, sot kam marrë pjesë në emër të LDK-së në takim në të cilin konfirmova mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së.

Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.

Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë.