17:50 / E Premte, 07 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkoj Kosova për shqiptarët e Lugines!

Shkruan: Fadil Maloku

Në kontinentin e Evropës, në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjenden dy etni, apo dy pakica kombëtare të cilat që nga fillimshekulli superdiskriminohen (njëra pozitivisht që janë; serbët e Kosovës dhe tjetra negativisht, që janë; shqiptarët e Luginës) pandalur si në jetën e tyre sociale, ashtu edhe ate ekonomike e atë politike. Modeli i superdiskriminimit pozitiv, përveç që është sui generis (sepse, etnia dominante që është 95% ka lejuar që me pakicat prej vetëm 5%, shkaku i rrethanave specifike të shpallet shtet multietnik!?) është edhe absurd dhe i paparë në teoritë dhe praktikat e reja sociopolitike të botës perëndimore! Modeli i superdiskriminimit negativ, përveç që është sistem superdiskriminues, është edhe sistem me përplotë elemente tê segregacionit e aparthejdit (një sistem social që e ka praktikuar pakica e bardhë në Afrikën e Jugut në shek.XX), qê nuk mund ta hasish pothuajse askund, as si rast e as si dukuri e fenomen;

Tani; Dallimi esencial dhe fondamental midis statusit të pakicës serbe të Kosovës dhe pakicës shqiptare të Kosovës Lindore, sociologjikisht QËNDRON në sferën e DISKRIMINIMIT;

1. 1. SERBËT E KOSOVËS, me Pakon e Mahti Ahtisarit, e tash edhe me referencat dhe rekomandimet e “Zajednices”, në fakt po bëhen raste (sui generis!) më eklatante të një superdiskriminimi POZITIV në Evropën e sotme, ndërkaq;

2. SHQIPTARËT E LUGINES, edhe përkundër rebelimit dhe luftës së nisur luftëtarët e UÇMB-s, janë bërë poashtu një rast sui generis i superdiskriminimit. Por, jo superdiskriminimi pozitiv sikurse te rasti i pakicës serbe në Kosovë, por superdiskriminimi NEGATIV!?

3. Shtrohet pyetja; si ka mundësi që të krahasohen: kompetencat dhe në tërësi NEVOJAT për të krijuar një MEKANIZËM JURIDIK (qoftë ai edhe demokratik) të vetëmbrojtjes kolektive që “kultivon” si kërkesa ashtu dhe statuse fillestare antipode?! Zgjidhja, është; Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkoj Kosova për shqiptarët e Lugines…