11:15 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Asteroidi gjigant do kalojë sot në afërsi të Tokës

Një asteroid masiv që besohet të ketë diametrin prej 280 metra, pritet të kalojë përskaj Tokës këtë pasdite në një shpejtësi marramendëse prej 30.422 milje në orë.

Asteroidi që quhet 2013 MD8, pritet të kalojë Tokën në pak më shumë se 3 milionë kilometra larg, ose rreth 13 herë sa distanca mes Tokës dhe Hënës, në ora 12:55.

Kalimi i këtij asteroidi hynë në kategorinë e të parrëzikshmëve, pasi ai nuk pritet të bëj dëme.

“Asnjë njeri në 1000 vitet e fundit nuk dihet se është vrarë nga një meteor ose nga efektet e tyre,” shpjeguan shkencëtarët në Laboratorin e Propulsionit Jet të NASA-s. /Indeksonline/