08:22 / E Diele, 23 Korrik 2023 / Gj. Sh

Aston Villa bën goditjen e radhës, zyrtarizon sulmuesin francez

Moussa Diaby është zyrtarisht lojtari më i ri i Aston Villa-s.

24-vjeçari largohet kështu nga Bayer Leverkusen, me futbollistin i cili ka firomosur një kontratë pesë vjeçare.

Anglezet kanë shpenzuar plot 45 milionë paund për shërbimet e francezit, me Diaby që kishte disa oferta gjatë kësaj merkatoje dhe jo vetëm.

Ish-lojtari i PSG do të nisë kështu aventurën e re në “ishull”, ndërkohë sezonin e kaluar shënoi 14 gola në 48 ndeshje me “aspirinat”.