23:23 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Astrit Fazliu bën thirrje që të shtohen referët nga 4 në 6

Në ndeshjen mes Feronikelit dhe Llapit ndodhi një moment interesant.

Gjyqtari Dardan Çaka dha penallti sipas tij për një prekje me dorë dhe pas 1 minute e ndryshoi vendimin.

Sulmuesi i Feronikelit, Astrit Fazliu ka ngritur një teori interesante që të rritet numri i gjyqtarëve në ndeshjet kryesore në Kosovë.

“Nuk e di pse nuk vendosen gjyqtarë prapa portës në ndeshje të tilla. Sa i përket penalltisë unë kam mendu që është penallti. Por pastaj e pash në TV që nuk ishte” deklaroi Fazliu. /Indeksonline/