15:41 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Astrit Fazliu flet për të ardhmen e tij, tregon se a do të jetë me Dritën edhe sezonin e ardhshëm

Futbollisti i Dritës, Astrit Fazliu ka qenë shumë i rëndësishëm për skuadrën nga Gjilani këtë sezon.

32 vjeçari në një prononcim për Indeksonline ka treguar se do të vazhdoj me Dritën edhe sezonin tjetër dhe se nuk do të ndryshoj ekip.

“Jo nuk do e ndryshoj ekipin sepse kam kontratë edhe 1 vit me Dritën dhe do të jem këtu”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, ai tregoi se nuk ka pasur ofertë nga skuadrat e Superligës për shkak se është nën kontratë me ekipin gjilanas.

Fazliu u shprehë se është i fokusuar vetëm tek Drita.

“Normal oferta nga ekipe tjera jashtë Kosovës kam pas më herët por tashmë jam i fokusuar vëtem tek Drita”, përfundoi ai.

Këtë sezon, Fazliu në 26 paraqitje sa ka pasur ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asistime./Indeksonline/