12:29 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / A. A

Astrit Selmani, gati të bëjë hapin e madh në karrierë

Astrit Selmani është njëri prej sulmuesve shqiptarë më në formë aktualisht në Evropë.

23 vjeçari sivjet ka shënuar 14 gola me Varberg në elitën e futbollit suedez, duke qenë realizatori më i mirë në ligë.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Selmani është në radarin e gjigantit suedez Malmo dhe në janar mund të transferohet.

Ndryshe, Selmani ka shprehur dëshirë që të përfaqësojë Kosovën por ende nuk ka marrë ftesë nga trajneri Bernard Challandes.

/Indeksonline/