11:32 / E Premte, 27 Maj 2022 / k.v

Astrit Zikolli dhe Beqa Gashi iu këndojnë çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë (Video)

Është publikuar kënga kushtuar çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

Dy këngëtarët Astrit Zikolli dhe Beqa Gashi u këndojnë me zemër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve, të cilët po mbahen si të akuzuar nga gjykata speciale në Hagë.

Teksti i këngës është shkruar nga Bediha Emini kurse muzika dhe orkestrimi nga Besnik Zikolli.

Ndryshe, Astriti është djalë i dëshmorit Ramiz Zikolli, i cili luftoi në Brigadën 112.

Dëgjojeni këngën: