15:09 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Astronauti i NASA-së bënë selfie mahnitëse në rrugën 250 milje mbi tokë

Astronauti Ricky Arnald, aktualisht në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, mori kohë për të dalë në shëtitje në hapësirë, duke kapur këtë pamje mahnitëse.

Kjo selfie në hapësirë është ndër më të mirat, për shkak te pamjes që është kapur, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Arnold ishte duke kryer një përmirësim të sistemit të ftohjes së stacionit, kur ai bëri selfie për ta kapur këtë pamje jashtë botës.

Ju mund të shihni stacionin e hapësirës dhe kurbën e planetit Tokë të pasqyruar në maskën e tij.

Ai e shkroi foton me titullin: ‘”Një pamje mahnitëse për planetin tonë dhe të vetëm. #Spacewalk # EVA50.”

Krahas shokut të astronautit Dreë Feustel, Arnold ishte jashtë stacionit të hapësirës për gjashtë orë rraskapitëse për të kontrolluar dy kutitë e jashtme të ftohjes (të quajtura Leaky dhe Frosty), si dhe për të rinovuar pajisjet e komunikimit për anijet kozmike të ardhëshme.

Temat: