16:47 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ata që shijuan Antalinë “shkojnë te shpija”, ata që ishin në Durrës ecin tutje

 Çerekfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës dhuruan shumë befasi. Dy favoritët, Prishtina dhe Drita u eliminuan, nga Trepça 89 përkatësisht Vëllaznimi.

Ekipet e eliminuara fazën përgatitore e kaluan në Antali për dy javë, duke bërë shpenzime të mëdha në krahasim me ato që u kualifikuan në gjysmëfinale e që ishin në Durrës.

Ky është tregues se jo gjithmonë përgatitjet në Antali japin rezultat më të frytshëm. /Indeksonline/