16:57 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / C E

Atalanta dhe Inter ndajnë pikët, Roma merr tri pikë të mëdha

Atalanta dhe Interi kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së javës së shtatë të Serie A.

Dy skuadrat zikaltër kanë barazuar me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.

Inter kaluan të parët në epërsi me golin e Lautaro Martinez në minutën e 58-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Miranchuk në minutën e 79-të të ndeshjes.


Në ndeshjen tjetër, Roma ka fituar si mysfair i Genoas me rezultat 1-3.

Për romakët të tri golat i ka shënuar Henryk Mkhitaryan në minutat 45+2′, 66′ dhe minutën e 85′-të.

Golin e vetëm për Genoan e shënoi Pjaca në minutën e 50-të të ndeshjes.


Roma ngjitet në vendin e tretë me 14 pikë, Atalanta është në vendin e pestë me 13 pikë dhe Interi është në vendin e gjashtë me 12 pikë. /IndeksOnline/