23:35 / E Martë, 14 Korrik 2020 / C E

Atalanta e “frikshme”, një gol larg rekordit të Serie A

Atalanta është kthyer një “makineri vrasëse” në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Gasperini ka mposhtur Brescian me rezultat 6-2 në ndeshjen e xhiros së 33-të të kampionatit italian.

Pasalic shënoi hetrik në këtë sfidë (2′, 55′ dhe 58″)  duke treguar formën shumë të mirë që po kalon.

Tre golat tjera u shënuan De Roon (25′), Malinovsky (28′) dhe Zapata (30′), shkruan Indeksonline.

Dy golat për skuadrën mysafire i realizuan Torregrossa (8′) dhe Spalek (83′).

Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në vendin e dytë me 70 pikë, gjashtë më pak se Juve dhe dy më shumë se Interi.

Aktualisht ata kanë sulmin më të mirë me 93 gola, vetëm një më pak rekordit që e mban Napoli me 94 gola. /IndeksOnline/