21:28 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Atalanta e pandalshme, e mposhtë edhe Napolin

Skuadra e Napolit nuk ka arritur ta shfrytëzoi gabimin që e bëri mbrëmë Milani duke barazuar me Spalin.

Napolitanët sot u mposhtë nga super Atalanta me rezultat 2:0 që po duket e pandalshme pas rifillimit të sezonit, transmeton Indeksonline.

Golat për vendasit i shënuan Pasalic(47′) dhe Gosens (56′).

Skuadra e Atalantas me këtë fitore e blindon pozitën e katërt dhe e ‘prek’ Ligën e Kampionëve.

Kurse Napoli duhet të kënaqet me pozitën e pestë dhe Evropa Ligën. /Indeksonline/