75 Mall Live Search
13:38 / E Premte, 22 Maj 2026 / L A

Atalanta prezanton logon e re, do ta përdorin atë nga sezoni i ardhshëm

Klubi italian, Atalanta ka ndryshuar logon e saj.

Kjo logo do të jetë në efekt nga sezoni i ardhshëm, duke e rikthyer atë të vjetrën në mënyrë më të modernizuar.

Kthimi te një stemë rrethore është një referencë e drejtpërdrejtë ndaj historisë së klubit, pasi Atalanta mbante një stemë të rrumbullakët midis viteve 1980 dhe 1993.

Ndryshe, Atalanta në renditje është e 7-a në Serie-n A, pozitë e cila çon në Conference League./IndeksOnline/