22:58 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Atdhe Nuhiu e kualifikon Sheffieldin në fazën tjetër të FA Cup

Atdhe Nuhiu është kthyer në hero për skuadrën nga Championship i Anglisë, Sheffield Wednesday.

Sulmuesi i Kosovës realizoi në minutën e 46-të golin e vetëm kundër Luton për t’i siguruar skuadrës së tij kualifikimin në 1/16 të FA Cup.

Në rundin tjetër skuadra e Nuhiut do të luaj kundër Chelseat. /IndeksOnline/