09:16 / E Martë, 04 Korrik 2023 / AR

Atentati në Krujë, makina e vrasësve ishte e vjedhur, brenda saj gjenden 3 kallashnikovë

3 kallashnikovë janë gjetur brenda makinës e cila dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë.

Viktimë mbeti kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja.

Makina tip Golf 5 pa targa me benzin gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur.

Makina është djegur totalisht dhe brenda saj janë gjetur 3 kallashnikovë./Shqiptarja/