17:02 / E Premte, 12 Korrik 2019

Athletico Madrid kundërshton marrëveshjen me Barcelonën për Griezmann

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare Athletico e ka kundërshtuar marrëveshjen që është  bërë për transferimin e Griezmann tek Barça, kjo për arsyje siç deklarojn ata shuma ka qenë më e vogël se sa që kanë kërkuar, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre Antoine Griezmann i përfaqësuar nga avokati ka vendosur në mënyrë të njëanshme të ndërpresë kontratën me Atletico Madrid, duke bërë marrëveshje me katalunasit me shumën prej 120 milionë euro.

Mirëpo Athletico Madrid beson se shuma e depozituar është e pamjaftueshme për të përmbushur klauzolën e tyre, pasi është e qartë se marrëveshja e lojtarit dhe Barcelonës u mbyllë siç thonë ata para se klauzola të jetë ulur nga 200 në 120 milion euro.

Klubi spanjoll Athletico ka treguar se për këtë arsye tashmë kanë filluar procedurat që konsiderohen të përshtatshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre legjitime./Indeksonline/.