ATK me njoftim për mbledhësit e kuponëve fiskal
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ende nuk është marr një vendim lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal.
Kampanja për rimbursim nga kuponët fiskal u ndërprerë me qëllim të ruajtjes së shëndetin të qytetarëve dhe parandalimin e përhapjen së COVID 19.
Tutje, në njoftimin e ATK-së thuhet se menjëherë pasi të merret vendim për ri-fillimin e kampanjës për rimburësim të kuponëve fiskal, qytetarët do të informohen me kohë.
Më poshtë njoftimi i plotë:
??????? ??̈? ????????̈
Të nderuar qytetarë,
Duke pas parasysh që kemi pranuar një numër
të konsiderueshëm të pyetjeve tuaja, lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim
nga kuponët fiskal, e cila siç jeni të njoftuar është ndërprer me qëllim që ta
ruajmë shëndetin e secilit prej nesh, dhe në të njëjtën kohë të parandalojmë
përhapjen e COVID 19.
Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të
Kosovës ende nuk ka marre vendim që të fillohet me kampanjën, pasi që çdo
veprim i ATK-së por edhe i gjitha institucioneve tjera në situatën në të cilën
gjendemi si pasoj e pandemise, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e
Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë.
Të nderuar qytetarë, ATK menjëherë pasi të marr
vendim për ri-fillimin e kampanje për rimburësim të kuponëve fiskal, do t’ju
informoj në kohë, në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!