20:24 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

ATK shënon rritje

Të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës po shënojnë rritje për çdo vit. Zyrtarët e këtij institucioni vlerësuan punën e bërë në shërbimet ndaj tatimpaguesve, parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale si dhe efektet e Ligjit për Faljen e Borxheve.

“Trendi i të hyrave ka shënuar rritje për 22.7 milionë euro ose 6.3 % më shumë, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjte me vitin e kaluar, ku deri më tani janë inkasuar të hyra në vlerë prej 381.9 milionë euro ose 91% e planit për këtë vit”, tha Imeri.

I pyetur se pse po ngec bashkimi i ATK-së dhe Doganës, Imeri tha se ky është projekt i Ministrisë së Financave.

Gjatë këtij viti, Imeri tha se në ATK janë regjistruar mbi 40 mijë tatimpagues të rinj. ATK gjatë këtij viti tha se janë mbyllur 214 lokale të lojërave të fatit dhe janë shqiptuar 1.3 milion euro gjobë.

Drejtori Imeri shtoi se tatimimi po përcillet me vështirësi, dhe se deri tani janë tatuar mbi 27 mijë biznese.