21:26 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Atletico fiton me përmbysje rezultati ndaj Bilbaos, tani – 1 pikë nga Barça

Atletico Madrid ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme në garën për titull në La Liga.

Skuadra nga kryeqyteti u gjend në disavantazh në minutën e 36-të të pjesës së parë pas një goli të shënuar nga futbollisti Williams.

Në pjesën e dytë skuadra e Simeones u rikthye në lojë, me Thomas i cili barazoi shifrat për 1-1.

Më pas është përsëri ëilliam që për tre minuta kalon përsëri Bilbaon në avantazh. Por Atletiko e Madridit nuk u dorëzua për asnjë moment dhe 10 minutat e fundit të ndeshjes arritën të përmbysnin gjithçka me Rodrigo dhe Diego Godin.

Për momentin Atletico shkon -1 pikë larg nga Barcelona e vendit të parë. /IndeksOnline/

Temat: