20:58 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Atletico “fundos” Leverkusenin, merr kreun e tabelës

Atletico Madrid ka mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm për Atleticon e shënoi Alvaro Morata në minutën e 78-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Me këtë fitore, madrilenët marrin kreun në grupin D me 7 pikë, tri më shumë se Juve që nga ora 21:00 luan me Lekomotiven e Moskës.

Në ndeshjen tjetër, Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb kanë luajtur barazim 2-2. /IndeksOnline/