16:00 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Atletico Madrid ka bërë para më shumë se çdo klub tjetër përmes shitjes së lojtarëve

Sipas informacioneve të gjetura në TransferMarkt, klubi spanjoll ka fituar një ngritje prej 970 milionë eurosh nëpërmjet shitjes së lojtarëve të tyre, transmeton Indeksonline.

Këtë verë Athletico Madrid ka arritur mbi 270 milionë funte falë shitjeve të Rodrit në Manchester City për 63 milionë funte, Lucas Hernandez për gjigandët gjermanë Bayern Munich për 72 milionë funte dhe këtë javë edhe shitja e  Griezmann.

Shitja e Griezmann ndikoi që klubi portugez Benfica të mbetet në vendin e dytë e të cilët  kanë gjeneruar 960 milionë euro në shitje gjatë së njëjtës periudhë./Indeksonline/.