18:10 / E Shtunë, 18 Shtator 2021 / OSH

Atletico Madrid nuk fiton ndaj Bilbaos

Atletico Madrid nuk ka arritur më tepër se një barazim pa gola në shtëpi kundër Athletic Bilbao, transmeton Indeksonline.

Në një ndeshje mjaft të luftuar e cila u karakterizua me 6 kartonë të verdhë, e një të kuq për Felix, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë, për kundër rasteve.

Pas këtij barazimi skuadra e Diego Simeone gjendet në pozitën e parë me 11 pikë, të paktën deri nesër, ndërsa Bilbao e sheh vetën në pozitën e katërt me pikë.