21:24 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / Gj. Sh

Atletico Madridi e nis me fitore, shkëlqen Morata

Atletico Madridi e ka nisur me fitore sezonin e ti në La Liga.

Skuadra e Simeones kanë mposhtur Getafen në udhëtim me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Në këtë takim ka shkëlqyer i rikthyeri në ekip, Alvaro Morata.

Spanjolli ka shënuar dy gola kundër Getafes.

Ishte minuta e 15-të kur Morata shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa në minutën e 59-të shënoi edhe golin e dytë.

Antonie Griezman shënoi golin e fundit në ndeshje në minutën e 75-të.

Me rezultat 3-0 Atletiko Madrid mposhti Getafen dhe kryson tabelen e La Ligës./IndeksOnline/